Gjatë një konference për shtyp, zëdhënëses së presidentit të SHBA-së, Sarah Sanders, i është drejtuar një përgjigje e çuditshme. Një gazetar e ka pyetur atë nëse Trump besonte në ekzistencën e jashtëtokësorëve.
“Kjo pyetje nuk është ngritur gjatë diskutimeve tona të ditëve të fundit. Do ta verifikoj dhe do t’ua bëj me dije.”, është përgjigjur ajo duke buzëqeshur.
Kjo pyetje ka ardhur pas një sërë publikimesh të “New York Times”, mbi ekzistencën e një programi të Pentagonit, i ngarkuar për të hetuar në lidhje me objektet e paidentifikuara fluturuese, të cilat kanë nxitur kureshtjen në Uashington prej disa ditësh.
Përflitet se gjatë viteve 2007 – 2012, ky program ka dokumentuar mjete fluturuese me një shpejtësi të madhe që kanë mbetur të paidentifikuara, duke mos lënë asnjë gjurmë.
Megjithatë, Pentagoni ka deklaruar se e ka mbyllur këtë program, që njihej vetëm nga një numër i vogël zyrtarësh, në vitin 2012, për t’i kaluar buxhetet financiare në projekte të tjera me më interes.