Më datë 21 dhjetor fillojnë netët live të Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH, prej nga të cilit do të zgjidhet edhe fituesi, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Faqja zyrtare e Festivalit ka publikuar të ftuarën speciale të rradhës, që do të performojë në skenën e Pallatit të Kongreseve. Bëhet fjalë për këngëtaren kosovare Adelina Ismajli.
Pëveç saj, të ftuar të tjerë do të jenë edhe Riccardo Cocciante, i cili siç e kemi thënë më parë, do të jetë natën e parë të Festivalit, si edhe Alban Skënderaj, Elhaida Dani, Aurela Gaçe dhe Elsa Lila.
Spektakli do të zhvillohet live në 21, 22 e 23 dhjetor, ku konkurrojnë për çmimin e madh 22 këngë, të cilat vijnë nga artistë të njohur dhe të rinj shqiptarë.