Art & Kulturë

Ja disa nga përfitimet që ulliri sjell në shëndeti juaj

Nuk është sekret që ky frut i vogël përmban disa veti shumë të mira për organizmin e njeriut. Ai është i mirë për shëndetin në shumë mënyra të ndryshme, të cilat po i rendisim më poshtë.

Ulliri është ushqimi më i mirë për ta mbajtur zemrën e shëndetshme. Ata janë të përbërë nga disa acide, të cilat largojnë kolesterolin e keq dhe mbajnë kolesterolin e mirë. Sipas disa studimeve, njerëzit që konsumojnë prej një kohe të gjatë vaj ulliri ekstra të virgjër, kanë më pak mundësi të preken nga infarkti në zemër, tensioni i lartë dhe problemet kardiovaskulare.

Ai përmirëson qarkullimin e gjakut. Lënda bimore që gjendet në përbërjen e ullirit, rrit prodhimit e oksidit nitrik, që sjell përmirësimin e funksionit kardiovaskular dhe rritjen e qarkullimit të gjakut në inde.

Ullinjtë sjellin benefite anti-inflamatore. Gjithashtu, ato janë të dobishme për kockat dhe përmirësojnë shëndetin e trurit, duke mbrojtur indet e organeve jetësore nga rreziqe të ndryshme që i kanosen.

Nëse përdorni vajin e ullirit në gatimet tuaja, atëherë do të jeni duke konsumuar yndyrna të pangopura dhe të shëndetshme, të cilat do ju furnizojnë më gjatë me energji. Po ashtu, ulliri ul rrezikun e prekjes nga disa lloje të kancerit, si pasojë e nivelit të lartë të antioksidantëve që përmban, të cilat mbrojnë ADN dhe ulin stresin oksidativ.

Si përfundim, ullinjtë ju ndihmojnë që trupi juaj të thithi më mirë lëndët e tjera ushqyese dhe përmirësojnë sheqerin në gjak, prandaj nëse nuk e konsumoni këtë frut kaq të mirë, ç’po prisni ende?!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).