Art & Kulturë

Ja cili është dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip

Muzeu Historik Kombëtar ka kujtuar Formulën e Pagëzimit që njihet si dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip deri sot.

Dorëshkrimi latinisht me “Formulën e Pagëzimit” u gjet në bibliotekën “Laurenziana” të Firences nga historiani rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij me 1915.

Ajo është një fjali e shkurtër shqip (Unte’paghesont premenit Atit et birit et spertit senit) në mes të një shkrimi latinisht, një letër qarkore e kryepeshkopit të Durrësit, Pal Ëngjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Skënderbeut. Është një formulë që duhet të përdornin familjet për të pagëzuar fëmijët e tyre të porsalindur, kur nuk mund t’i çonin në kishë.

Formula është shkruar në dialektin e Veriut dhe me alfabet latin, i afërt me atë që ka përdorur Buzuku në veprën e tij.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).