Gazetarja dhe studiuesja Mirela Oktrova promovoi ditën e enjte librin “55 ditë”.
“55 ditë” është një ditar dokumentar dhe fotografik i mbajtur 20 vjet më parë, në ditët kur Mirela Oktrova ishte gazetare në zonën e krizës gjatë Luftës së Kosovës.
“55 ditë”, botuar nga Onufri, është një simbiozë e kujtesës me përjetësinë. Kujtesa, është ky ditar, ndërsa përjetësia, janë fotot të cilat e bëjnë përfundimisht dhe pakthyeshmërisht të pavdekshëm momentin piskatës historik.
Ky libër është vlerësuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës në panairin e 21-të të librit “Prishtina 2019” si vepra më e mirë në fushën e publicistikës.