Art & Kulturë

Ja cilët artistë do të gjeni në club-et e kryeqytetit këtë fundjavë

Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.

Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtarë shqiptarë të famshëm.

Tek Arena Club, të premten 22 dhjetor, do të keni mundësinë të dëgjoni hitet e këngëtarit të famshëm kosovar, Ermal Fejzullahu. Ndërsa të shtunën, 23 dhjetor, është i ftuar Dj Sardi.

Këtë të premte e të shtunë, tek Venue do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.

Status Live Show paraqet të premten, këngëtaren Era Rusi, Sheila Haxhiraj, Bujar Qamili dhe Mateus Frroku.

Folie Terrace ka të ftuar të shtunën, më datë 23 dhjetor, Dj Aldon dhe të premten më 22 dhjetor do të performojnë këngëtarët kosovar Blunt & Real One.

Në Magic 4, përveçse do gjeni si çdo fundjavë muzikë live, të premten ngjitet në skenë këngëtari i muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi. E shtuna në Magic 4 sjell dy këngëtarët e njohur të muzikës pop, Kida & Getinjo.

Cinco Cavalli Club të premten më 22 dhjetor, ka të ftuar këngëtarin kosovar Mozzik, ndërsa të shtunën vjen i ftuar special një prej Dj më të famshëm botëror, Ummet Ozcan.

Në Lollipop Club do të gjeni të premten, reperin e njohur shqiptar Noizy, ndërsa të shtunën, është e ftuar këngëtarja kosovare Nora Istrefi.

Cavaliero Club Tirana, ashtu si çdo fundjavë, edhe këtë herë, do të ketë në skenë disa prej zërave më të mirë të muzikës shqiptare, si Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Fifi, Denisa Gjezo, etj.

Tek Tirana Rock do të gjeni këtë fundjavë, si gjithmonë, Eugent Bushpepën & Band, që do t’ju kënaqin me tingujt e muzikës rock.

Club-et që do të kenë të ftuar këngëtar në vigjiljen e festës së Krishtlindjeve:

Lollipop Club – Më 24 dhjetor është i ftuar këngëtari i njohur kosovar, Majk dhe të mërkurën më 27 dhjetor organizohet festa e 11 vjetorit të Lollipop.

Cinco Cavalli Club – Më 24 dhjetor ka të ftuar këngëtaren kosovare Kida dhe të mërkurën është Dafina Zeqiri.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).