Art & Kulturë

Grupi muzikor “Gipsy Groove” performon në kryeqytet!

Me rastin e ardhjes së Krishtlindjeve, në Destil Hostel do të performojë grupi kosovar “Gipsy Groove”.

“Gipsy Groove” është një grup muzikor i njohur që është formuar në vitin 2010. Anëtarët e këtij grupi luajnë muzikë ballkanike Rome, e cila është e influencuar nga muzika jazz, reggae dhe funk. Ky është grupi i parë dhe i vetëm në Kosovë që luan muzikë origjinale rome.

Kur? Të premten më 22 dhjetor, nga ora 21:00 deri më 23:00. Bileta e hyrjes kushton 500 Lekë!

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).