Art & Kulturë

Ja cilët artistë do të gjeni në club-et e kryeqytetit këtë fundjavë

Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.

Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.

Në Magic 4, përveçse do gjeni si çdo fundjavë muzikë live, të premten më 9 shkurt, do të keni mundësinë të dëgjoni performancën live Ermal Mamaqi, Bes Kallaku e Ylli Baka. Ndërsa të shtunën më 10 shkurt, do të jetë i ftuar për herë të parë, një nga reperët më të njohur shqiptarë, Ghetto Geasy.

Cinco Cavalli Club të premten më 9 shkurt ka të ftuar reperin shqiptar Noizy, ku do të dëgjoni repertorin e tij live. Ndërsa të shtunën është i ftuar Young Zerka.

Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club, do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.

Tek Arena Club të premten do të gjeni performancën e këngëtarit kosovar Fero, ndërsa të shtunën do të dëgjoni tingujt e muzikës së lehtë të Mimoza Shkodrës.

Grupi legjendar shqiptar “Elita 5” do të vijë për të gjithë adhuruesit e tij në RockStock më 10 shkurt, e shtunë.

Në Lollipop Club, kjo fundjavë mbizotërohet nga femrat. Të premten më 9 shkurt është e ftuar Kida, ndërsa të shtunën do të gjeni të ftuarën speciale të natës Nora Istrefin.

Tek Live Status Show, të shtunën më 10 shkurt, do të performojnë live Endri & Stefi Prifti,  Juna Vata dhe Silver Metka.

Të enjten tek Charls Bistro Bar, performon live grupi Urban.

Cavaliero Club do t’ju dëfrejë në mbrëmjet e së premtes dhe së shtunës së bashku me performancën live të Eneda Tarifa, Fifi, Lorenc Hasrama etj, të cilët do të këndojnë live.

Tek Disco Box të premten, kërceni dhe dëfrehuni nën partyn që organizohet me temën “Cuba Libre”.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).