“Tirana Art Fest” rikthehet në edicionin e saj të tretë këtë vit, ku si protagonistë kryesorë janë të rinjtë.
Të rinjtë nga mosha 15 deri në 18 vjeç nga të gjitha gjimnazet e Tiranës (publike e private), do të kenë mundësinë që të performojnë në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim e multimedia.
Audicionet për këtë festë janë hapur dhe ato do të mbahen deri më 18 shkurt, në çdo gjimnaz të Tiranës, që nga rrethinat e shkollat publike e jopublike. Këtë vit pritet që të ketë përfshirje të një numri më të madh gjimnazesh, duke sjell edhe risi në kategoritë e ndryshme.
Një nga synimet kryesore të “Tirana Art Fest” është përfshirja artistike e të rinjve në këtë fushë, me qëllim për të luftuar përdorimin e alkoolit, drogës, bulizmin dhe fenomeneve të tjera negative.