Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.
Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.
Në Magic 4, përveçse do gjeni si çdo fundjavë muzikë live, të premten më 26 janar, do të keni mundësinë të dëgjoni performancën live nga Labi. Ndërsa të shtunën më 27 janar, do të jetë i ftuar këngëtari kosovar Butrint Imeri.
Cinco Cavalli Club të premten 26 janar, ofron një mbrëmje nën tingujt e hiteve të Ronela Hajatit dhe Stines, ndërsa të shtunën më 27 janar, do të jetë i ftuar Ledri Vula.
Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club, do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.
Tek Arena Club të premten do t’ju shoqërojë muzika e përzgjedhur nga Dj Sardi, Astrit Kurtaim dhe Kamy Aksell. Ndërsa të shtunën, do të vijë këngëtarja Lorna, e cila është e njohur për këngën e saj hit “Papi Chulo”.
Në Lollipop Club, të premten më 26 janar është i ftuar reperi kosovar Gjiko, ndërsa të shtunën do të jetë i ftuar Dj Sardi.
Tek Live Status Show, të premten do të jetë i ftuar për hapjen e këtij clubi Dj Aldo, ndërsa të shtunën është i ftuar Robert Berisha, Juna Vata dhe Silver Metka.
Të shtunën tek Charls Bistro Bar, performon live grupi Burn.
Cavaliero Club do të ketë të ftuar këngëtaren Anxhela Peristeri të shtunën, së bashku me performancën live të Eneda Tarifa, Fifi, Lorenc Hasrama etj, të cilët do të këndojnë live edhe të premten.
Grupi muzikor “Troja” vjen për herë të parë në Tiranë të shtunën, më 27 janar tek Rock Stock.