Art & Kulturë

Ja çfarë mund të merrni për drekë në punë!

Të gjithë i biem shkurt dhe marim një sandëich apo diçka tjetër që ndoshta nuk është fare e shëndetshme, por për drekë në punë duhet të ushqehemi ashtu si edhe në shtëpi.

1: Salcë me avokado dhe speca

Niseni me një loj salce të bërë me avokado. Bëjeni vetë ashtu siç ju pëlqen ta shijoni avokadon, ndoshta me pak speca të pjekur. Ju nevojiten rreth 2 lugë gjelle për t’i hedhur në fund të kavanozit.

2: Produktet e sezonit

Shtresa tjetër duhet të jetë fruta ose perime që nuk do të qullen në kontakt me salcën. Duhen produkte të fortë si speca, bishtaja apo luleshtrydhe. Për shije më verore shtoni kokrra misri apo feta nektarine.

3: Proteina

Që të siguroheni që sallata do t’ju mbajë të ngopur duhet të shtoni proteina. Mbajini gjërat e thjeshta dhe të shëndetshme duke shtuar proteina pa yndyrë si karkaleca apo vezë të ziera të copëtuara ose copa pule.

4: Shije të kripur

Ndërsa proteina dhe perimet apo frutat e mbajnë bazën e fortë, zgjedhja juaj për mbushje mund të ju ndihmojë të shtoni shije fantastike.
Përbërës si fara dielli apo copa bajame janë alternativë e shkëlqyer. Gjithashtu copa djathi apo qepe të njomë do t’ju bëjnë ta adhuroni këtë sallatë.

5: Gjethe jeshile dhe barishte

Mbusheni me gjethe jeshile për më shumë freski në sallatë. Sigurohuni vetëm që fletët të jenë të thata që mos t’ua prishë të gjithë kavanozin me sallatë. Nëse keni barishte aromatike copëtojini paksa me dorë dhe futini në sallatë.

Dhe në fund…

Kur të vijë koha për të ngrënë, përziejeni të gjithën!
Jepini një të shkundur dhe shijojeni si në kavanoz ose në ndonjë enë të posaçme për sallatë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).