Art & Kulturë

“Delja e detit” premiera e fundjavës që mbushi Teatrin e Kukullave

“Delja e detit” me regji të Aldjon Matarangasit, premiera e fundjavës për fëmijë, ka tejmbushur skenën e Teatrit të Kukullave.

Kjo shfaqje solli për fëmijët aventurat e deles në tri botë të ndryshme; në det, në tokë dhe në hapësirë. Nga hapësira shikohet toka, që është e shkatërruar plotësisht, sepse mungesa e gjelbërimit është e madhe.

Shfaqja erdhi për publikun e vogël nën interpretimin e aktorëve Jorida Meta, Aleksandër Grami, Elidon Alikaj, Shegushe Bebeti, Albana Sancolli, Florian Kokona, Madi Selimi dhe Ermonela Alikaj.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).