Institucionet qendrore të artit dhe të kulturës në vend, shënuan një trend në rritje të aktiviteteve dhe shfaqjeve, në 3-mujorin e fundit të vitit 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2018.
INSTAT publikoi shifrat zyrtare sipas së cilës, numri gjithsej i shfaqjeve kulturore në tremujorin e katërt 2019 arriti në 383 shfaqje, duke shënuar një rritje me 2,7%, në krahasim me tremujorin e katërt 2018.
Ndërsa gjatë vitit 2019, numri gjithsej i shfaqjeve kulturore shënoi 1.124 shfaqje, 8,9 % më shumë, në krahasim me vitin 2018.
Numri i spektatorëve në vitin 2019 është 223.614, duke shënuar rritje prej 3,1 %, krahasuar me vitin 2018.