Art & Kulturë

I keni parasysh ato fijet e bananes, mos i hidhni…

Të paktë janë ata të cilët nuk i pëlqejnë bananet. Ato janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, janë të pasura edhe me vitamina dhe materie ushqyese, mirëpo janë edhe burim i shkëlqyesen nëse dëshironi të ëmbëlsoheni.

Por a e dini se çfarë janë fijet të cilët mbeten në banane kur e qëroni?

Shumica e njerëzve ato fije i qëron bashkë me lëkurën, mirëpo këtë gjë vërtet nuk duhet ta bëni sepse janë plotësisht të ngrënshëm, por edhe janë të shëndetshëm.

Fijet janë në të vërtetë fibra të indeve të cilat kanë rol të rëndësishëm në rritjen e bananes, andaj janë të domosdoshëm për rindarje të drejtë të materieve ushqyese në vetë bimën.

Janë shumë të dobishëm, ata penj janë edhe të ngrënshëm – ka shpjeguar Nicholas D. Gillitt, ekspert për kiminë joorganike dhe drejtor i Dole Nutrition Institute.

Veç tjerash, penjtë përmbajnë shumë më tepër fibra se sa vetë banania andaj për këtë gjë janë të rekomandueshëm që të hahen.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).