KinoKlub Tirana në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit -Bashkia Tiranë, shfaq filmin “Tirana viti zero” me skenar dhe regji te Fatmir Koçi.
Me aktoret: Robert Ndrenika, Nevin Mecaj, Rajmonda Bulku, Ermela Teli, Lars Rudolph, Birce Hasko, Artur Gorishti.
Sinops:
Pas ngjarjeve tragjike të vitit ’97, Niku 23 vjeçar jeton në Tiranë me të ëmën dhe të atin e sëmurë. I ndershëm dhe bujar, Niku është në kërkim të punës, por ndjen se është i rrethuar nga kaosi dhe vrasjet. Të gjithë që e rrethojnë flasin vetëm për braktisjen e vendit ashtu si edhe Klara, e dashura e tij, e cila kërkon të iki në Paris.
Ju presim ditën e Enjte, 28 Qershor ora 21:00 te Parku Rinia