Tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor, la pas një situatë të trishtë, sidomos për fëmijët.
Festat për fëmijët janë dhe LODRAT.
Kështu që për ata fëmijë që i humbën bashkë me shtëpitë, për ata fëmijë prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi të dhurojnë një lodër dhe për ata fëmijë që ëndrrat i kanë si mijëra të tjerë por mundësitë i kanë shumë pak, më datë 25 Dhjetor, Ora 10:00 , te sheshi Nënë Tereza, sill dhuratën që mundesh dhe shpërndaj GËZIM!
DHURO NJË LODËR për ATA që nuk munden! ❤️
Së bashku me “Gatuaj Një pjatë më shumë” këtë dhjetor sjellim më të mirën tonë, në VEPRIM!
#njëLodërmëshumë
25 DHJETOR, SHESHI NENE TEREZA! 🇦🇱
SKUADRA TË RINJTË ECOVOLIS !