Histori: Çfarë ka ndodhur më 27 mars?

27 mars 196 pes – Ptolemeu V ngjitet në fronin e Egjiptit. Ai ishte sunduesi i pestë i dinastisë së Ptolemeut (ish-gjeneral i Aleksandrit të madh). Ptolemeu V u bë sundimtar në moshën pesë vjeçare, dhe nën një seri regjentësh që dobësuan së tepërmi mbretërinë e tij. Gjithësesi, Ptolemeu i pestë mbahet mend për diçka të rëndësishme; për Gurin Rosetta (krijuar më 27 mars, 196 pes) një nga shkrimet kyçe për të kuptuar hieroglifet në botën moderne.

27 mars 1854 – Lufta e Krimesë: Britania i shpall luftë Rusisë. Për më shumë se 200 vjet, Rusia ishte zgjeruar në drejtim të jugut drejt porteve të ngrohta të Detit të Zi. Kjo bëri që Rusia të hynte në konflikt me kozakët e Ukrainës dhe tatarët e Krimesë. Kur Rusia pushtoi këto grupe dhe mori kontrollin e Ukrainës, Perandoria Osmane humbi zonën e saj mbrojtëse ndaj zgjerimit rus; Rusia dhe Perandoria Osmane ranë në konflikt të drejtpërdrejtë. Një aleance ushtarake Francë-Britani-Perandori Osmane-Sardenjë e theu Rusinë në Betejën e Krimesë.

27 mars 1886 – Luftëtari i famshëm i fisit indian të Amerikës, Apash, Geronimo, dorëzohet tek ushtria amerikane, duke i dhënë fund fazës kryesore të luftërave Apashe.

27 mars 1866 – Në Sheper, Zagori, Shqipëri, lindi Andon Zako Çajupi, avokat me pak sukses; por poet, dramaturg i shquar, veprimtar patriot i madh, dhe demokrat. Jetoi dhe vdiq ne Egjipt më 1930. Çajupi ishte i pasur dhe kjo e ndihmoi t’i përkushtohej poezisë, të shkruante edhe për varfërinë si diçka që e bën njeriun të pavarur dhe të shijojë lirinë.

27 mars 1940 – Himmler urdhëron ndërtimin e kampit të përqëndrimit Auschwitz, në Katowicë.

27 mars 1941 – Oficerë jugosllavë të Forcave Ajrore përmbysin qeverinë pro – naziste me anë një grusht shteti pa gjakderdhje.

27 mars 1956 – SHBA – sekuestrohet nga qeveria gazeta komuniste “Daily Worker”.

27 mars 1958 – Nikita Hrushovi bëhet Kryeministër i Bashkimit Sovjetik dhe sekretari parë i partisë komuniste sovjetike.

27 mars 1981 – Lëvizja Solidariteti në Poloni shpall një grevë paralajmëruese, në të cilën të paktën 12 milionë polakë lanë punën për katër orë.

27 mars 1990 – Qeveria amerikane fillon transmetimet TV Marti, për demokraci në Kubë. – TV Marti është element i Byrosë së Transmetimit Ndërkombëtar (IBB), siç janë edhe Zëri i Amerikës, Radio Sawa, Radio Free Europe / Radio Liberty, dhe Radio Free Asia.

27 mars 1998 – Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave (FDA) miraton Viagran për t’u përdorur si trajtim për impotencën mashkullore. Për këtë arritje bashkë-zhvilluesi i kësaj pilule, doktor Ferid Murad, u nderua me Çmimin Nobel në mjekesi.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).