5 Shkurt 62 – Tërmeti trondit Pompein, Itali; është llogaritur se kishte një magnitudë prej 6 ballësh. Qytetet Pompeit dhe Herculaneum u dëmtuan. Ky tërmet mund të ketë qenë shenjë paralajmëruese për shpërthim e vullkanit të Vezuvit në vitin 79, i cili shkatërroi plotësisht të dy qytetet; shkrimtari dhe filozofi Pliny i Riu, dëshmitar i asaj kohe, e përshkroi këtë zhvillimi në librin e tij të gjashtë të Naturës, De Terrae Motu (Mbi tërmetin).
5 Shkurt 1597 – 26 japonez të fesë katolike u kryqëzuan në Nagasaki nga qeveria e re që ishte vendosur në atë kohë në Japoni, pasi konsideroheshin të rrezikshëm. Sot e kësaj dite ata njihen nga Kisha Katolike e Japonisë si martirë.
5 Shkurt 1738 – Në këtë datë filluan tërmetet e forta në zonën e Kalabrisë në Itali. 5 tërmete ranë në periudhën e dy muajve, ku dy të parët shkaktuan cunami. Magniduta e tyre mendohet të ketë qenë në shkallën 5.9 dhe më e madhe, duke shkaktuar rreth 32.000-50.000 viktima.
5 Shkurt 1859 – Vllahia dhe Moldavia bashkohen si rajon autonom në kuadër të Perandorisë Osmane, bashkim që çoi në lindjen e shtetit modern rumun.
5 Shkurt 1881 – Në Londër vdes skocezi Thomas Carlyle, historian, eseist, shkrimtar satirik, 85 vjeç, poet, filozof, enciklopedist, përkrahës i një sistemi elitist qeverisës të përbërë nga “ata që janë më në gjendje”. Edhe pse Marksi dhe Engelsi ishin dakord me të për udhëheqje elitiste, ata hodhën plotësisht poshtë idetë e tij mbi demokracinë. Më 1854 Charles Dickens ia përkushtoi librin e tij “Hard Times” Carlyles, dhe ky gjithashtu e ndihmoi Dikensin për librin tjetër “The Tales of tëo Cities “(1859), duke i rekomanduar të lexonte librin e që Carlyle sapo kishte shkruar, Historia e Revolucionit Francez (3 vëllime).
5 Shkurt 1909 – Në Belgjikë prodhohet për herë të parë në botë plastika sintetike. Shpikësi ishte kimisti belg Leo Baekeland: dhe prodhimi i ri sigurisht do të merrte emrin e tij, “Bakelit”.
5 Shkurt 1917 – Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton Aktin e Emigracionit i njohur edhe si “akti aziatik i zonës së ndaluar”, pasi ndalonte emigracionin nga pothuajse të gjitha vendet e Azisë jugore dhe juglindore. Miratimi i këtij akti hidhte poshtë veton e presidentit Ëoodroë Ëilson pak muaj më parë dhe përfshinte gjithashtu ndalimin e hyrjes në vend për: “homoseksualë”, “idiotë”, “persona me të meta mendore”, “kriminelë”, “epileptikë”, “personat e çmendur”, alkoolikë, “lypës profesionist”, të gjithë njerëzit “mentalisht ose fizikisht të dëmtuar “, gra pa burra dhe anarkistë.
5 Shkurt 1958 – Një bombë hidrogjeni, e njohur si bomba “Tybee”, u humbi forcave ajrore të SHBA-së në gjirin e Savanah në Xheorxhia. Ajo nuk u gjet kurrë.
5 Shkurt 1971 – Austronautët zbresin në Hënë gjatë misionit “Apollo 14”. Ky ishte misioni i tretë dhe i fundit që zbriti njerëzit në Hënë, të cilët qëndruan aty 2 ditë. Ai u ul në zonën Fra Maouro, një zonë kodrash të larta krijuara miliona vjet më pare nga rënia e një meteori të fuqishëm. Për këtë arsye shkencëtarët donin ta studionin këtë sipërfaqe. Ata besojnë se nga studimi i të dhënave nga Fra Maouro mund të sigurojnë informata të rëndësishme rreth historisë së hershme të Hënës. Komandant fluturimi i Apollo 14-s ishte Alan Shepard. Ai njihej atëherë si amerikani i parë në Hapësirë. Stuart Rosa dhe Edgar Miçëll ishin dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit.
5 Shkurt 1997 – Nën presionin ndërkombëtar, tre prej bankave më të mëdha të Zvicrës krijuan një fond me vlerë 100 milionë franga zvicerane për viktimat e Holokaustit. Gjatë luftës së dytë botërore, shumë hebrenj në Evropë, për të mbrojtur paratë e tyre nga nazistët, hapën llogari bankare në Zvicër si vend neutral. Shumë depozituesve u zhdukën në Holokaust. Për disa dekada pas luftës, trashëgimtarët e tyre kërkuan informacione mbi llogaritë bankare, por me pak ose aspak sukses. Bankat kërkonin certifikata të vdekjes, të cilat nuk ekzistonin (nazistët nuk lëshonin certifikata kur vrisnin).
5 Shkurt 2008 – Rreth 54 njerëz humbasin jetën në jug të Amerikës si pasojë e tornadove më të forta që kanë goditur qytetet e Kentucky, Mississippi, Arkansas dhe Alabama gjatë 2 dekadave.