Art & Kulturë

Histori: Ҫfarë ka ndodhur më 26 Janar?

26 Janar 1481 – Libri i shenjtë hebre “Pentateuch” printohet për herë të parë si një libër në Bolonja, Itali

26 Janar 1531 – Një tërmet bie në qytetin e Lisbonës, duke lënë pas 30.000 të vdekur.

1784 – Benjamin Franklin shpreh pakënaqësi lidhur me përzgjedhjen e shqiponjës si simbol të Amerikës. “Për Amerikën, Gjeldeti do të ishte më simbolik”, i shkruan ai nga Parisi vajzës së tij në Filadelfia. Më parë, Franklini kishte sugjeruar simbole të tjera të tilla si, gjarpërin e shtëpisë (i fuqishëm dhe i drejtë) ose Moisiun dhe Faraonin (lëre popullin tim të shkojë). Por komisioni për caktimin e stemës zyrtare morri në shqyrtim tre lloj shpendësh; gjeldetin, pëllumbin, feniksin në flakë, si dhe shqiponjën me dy koka; dhe përfundimisht zgjodhi shqiponjën me kokë të bardhë (bald eagle), shpend i Amerikës së veriut.

26 Janar 1905 – Zbulohet në Afrikën e Jugut diamanti më i madh që është gjetur ndonjëherë në Tokë, që iu vu titulli “Cullian” dhe peshonte 3.106 karat. Ai u pre më pas në 106 diamantë më të vegjël.

1910 – Në Paris, lumi Seine fryhet tre here më shumë se niveli i zakonshëm; ujrat rrezikojnë galerinë e skulpturave të Muzeut të Luvrit, ku ndodhet edhe skulptura Afërdita e Milos ose Venus de Milo.

26 Janar 1926 – Për herë të parë, bëhet demonstrimi live për publikun i televizorit të parë nga John Logie Baird.

1938 – Gazetat e Budapestit njoftojnë se Kontesha Geraldine Apponyi pritet të fejohet me Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogu, 43 vjeçar. Të nesërmen, oborri mbretëror shqiptar e konfirmoi këtë lajm. Kontesha 22 vjeçare, bija e kontit të ndjerë Gyula Apponyi, ish-oficer hungarez dhe e Virginia Steëart, bija e një diplomati amerikan, ishte katolike dhe punonte në Muzeun Kombëtar të Budapestit kundrejt një pagese të vogël. Lajmi botohet pasi Zogu dhe Geraldinë e kishin pëlqyer njeri-tjetrin. Geraldine ishte takuar me Mbretin Zog në dhjetor 1937, me ndërmjetësimin e motrës së monarkut. Geraldine shkoi në Shqipëri dhe brenda disa ditësh çifti u fejua.

1961 – SHBA, Presidenti John F. Kennedy emëron Janet G. Travell si mjeken e tij; është hera e parë një grua mban postin e Mjekut të Presidentit të SHBA-së. Travell (1901 – 1997 ) mbeti aktive në fushën e mjekësisë deri në fund, duke shkruar, dhënë leksione, dhe duke marrë pjesë në konferenca shkencore.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).