21 korrik, ditëlindja e shkrimtarit të dashur amerikan, Ernest Hemingway!
HemingwayJazzFest 7 vjen këtë vit, si çdo vit, me tematika të ndryshme, duke mos harruar dress code, i cili për ne mbetet shumë i rëndësishëm ☺️
Në këto vite, ky eveniment është kthyer në festën më të madhe të muzikës Jazz në Shqipëri. Për këtë arsye, senati i HemingwayTirana, ka propozuar këtë vit një tematikë shumëngjyrëshe muzikore, të shtrirë në dy netë 21-22 korrik 2019.
Me muzikën e tyre, të ftuarit tanë shumë specialë, do të prekin temat më te nxehta me të cilat njerëzimi ndeshet çdo ditë:
racizimi, emigrimi, paqja!
Duke dashur të përcjellim dhe ne mesazhin tonë përmes muzikës së tyre, ju ftojmë të njiheni me të ftuarit tanë të dt 21-22 korrik 2019.