Art & Kulturë

Hapja e anëtarësimeve të InterClubAlbania tek Reja.al në Tiranë

“Njehere Interist, pergjithmone Interist”, ishin fjalet e Angelo Morattit, qe i mbeten pergjithmone ne mendje djalit te tij, Massimos. Aq shume, sa pati si qellim te dergoje Interin edhe ai si babi i tij, ne majen e botes, duke arritur te fitoje gjithcka cfare mund te fitohej. E si Massimo, djali i nje babai te dashuruar pas Interit, e qe dashuria per ngjyrat zikalter u trashigua nga babai tek femija, Interista ne bote ka shume. Nga nje gjysh tek nipi, nga vellai i madh tek i vogeli, nga nje ndeshje e pare ne tv, nga nje lojtar qe e ke idhull, nga nje gol, e keshtu me radhe, te gjithe prej nje motivi apo nje tjetri, kemi bere zgjedhjen tone, ngjyrat zikalter. Interista ka shume edhe ne Shqiperi, madje shume me shume nga sa mund ta imagjinoni. Po flasim per Interista qe edhe ADN e kane zikalter. Po po, ADN zikalter, pikerisht si emertimi i teseres se anetaresimit te sezonit 2017-2018 nga ana e klubit per cdo anetar zyrtar.

Cdo sezon eshte nje sfide me vete, si per skuadren tone te zemres, Interin, si per grupimin e pare dhe te vetem te Interistave Shqiptare, Inter Club Albania, te njohur nga F.C. Internazionale Milano.

Anetaresimet jane nje proces qe perseriten sezon pas sezoni nga Interi dhe jane menyra me bukur per te treguar dashurine ndaj ngjyrave zikalter dhe lidhjen e forte me klubin e zemres. Cdo sezon, Interi mundohet qe te jete afer tifozeve te saj duke ofruar mundesine te behen nje tifoz zyrtar te F.C. Internazionale Milano!

Tashme sezoni i ri eshte ketu, dhe i komunikojme te gjithe Interistave Shqiptare kudo qe ndodhen se me 20 Korrik 2017, ora 19:00–21:00 do te hapen zyrtarisht anetaresimet e sezonit te ri tek Inter Club Albania!. Vendi i perzgjedhur ne Tirane per diten e pare te anetaresimeve eshte Reja.al, nje nga hapsirat me te bukura kulturore në Tiranë, dhe vendi perfekt për ceremoninë e hapjes së anetaresimeve në nivelin e Inter Club Albania. Reja ndodhet ne Tirane tek Galeria e Arteve, ngjitur me Pedonalen.

Por cfare do te ndodhe tek Reja ne daten 20 Korrik?

Fillimisht do te behet prezantimi i hapjes se sezonit te ri te anetaresimeve, gjithcka cfare na pret ne sezonin e ri dhe te gjitha te rejat nga F.C. Internazionale Milano e me pas do te behet zyrtarisht hapja e anetaresimeve per sezonin e ri 2017-2018, dhe do te mirepriten te gjithe anetaret e vjeter por edhe te gjitha prurjet e reja.

Normalisht kete vit dhuratat ndryshojne, gjithashtu edhe karta do te jete nje tjeter, por ne jemi gjithmone te njejtet: E njejta enderr, i njejti pasion, i njejti perkushtim!

Shihemi te enjten, me 20 Korrik: futeni kete date ne axhende si te zene, #InterClubAlbania, familja e Interistave Shqiptare ju pret… Forza Inter, pergjithmone!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).