Art & Kulturë

Hapet konkursi për fotografi në ekspozitën ‘Europeana Collections’

Gjatë këtij viti Biblioteka Kombëtare mori pjesë në një nga projektet më interesante të Europeana-s (Portali europian digjital i bibliotekave kombëtare, muzeumeve etj), përmes ekspozitës me kartolina dhe fotografive të rralla nga Shqipëria. Kjo ekspozitë kishte si synim të vinte në dukje peisazhet, qytetet dhe krahinat përgjatë Europës jug-lindore, që nga fillimet e artit të fotografisë. Tashmë, ky projekt synon të zhvillojë një kërkim të ri, atë të realitetit të sotëm të këtyre vendeve të fotografuar dikur.

Në rastin e konkurrentëve nga Shqipëria, duhen dërguar fotografi aktuale të pamjeve të hershme, përzgjedhur më parë nga BKSH: Pamje nga: Ura Mesi – Shkodër, Kopshti publik – Shkodër dhe Gjirokastër. Fotot nga Shqipëria duhen postuar vetëm në datat 24-31 gusht 2017.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).