Art & Kulturë

Hapet edicioni i 8-të i konkursit ndërkombëtar të fotografisë ‘Fokus 2017’

Hapet edicioni i 8-të i konkursit ndërkombëtar të fotografisë në Fier “Fokus 2017”.

Konkursi tashmë tradicional ndërkombëtar i fotografisë “FOKUS 2017” është i hapur për konkurrim. Ky është edicioni i 8-të. Afati i fundit për aplikim është deri më 15 shtator 2017. Të gjitha fotografitë e paraqitura i nënshtrohen procesit të selektimit nga ana e kuratorëve të kësaj ngjarjeje, fotografët Burim Myftiu dhe Osman Demiri.

Fotografitë e nominuara për ekspozitë do të përzgjidhen në bazë të kritereve teknike dhe vlerave artistike. Fotografitë më të mira, do të shpërblehen me 3 çmime nga juria profesionale ndërkombëtare.

Themelues i këtij konkursi është fotografi Arben Alliaj i cili me shumë entuziazëm vazhdon këtë traditë, në qytetin e tij në Fier. Ekspozita ekskluzive me fotografi të nominuara do të hapet më 3 nëntor 2017, në Galerinë e Arteve në Fier.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).