18-24 Tetor, Muzeu Historik Kombëtar
Dje, më 18 tetor, pranë ambienteve të Muzeut Historik Kombëtar u çel ekspozita “Lulani Muze”. Ekspozita u kurua nga piktori Helidon Haliti.
Ekspozita dhe katalogu që e shoqëron janë planifikuar, strukturuar e ëndërruar nga Helidon Haliti dhe Ormira Lulani prej dhjetë vitesh.
“Në këtë ekspozitë shtjellojmë me shumë detaje vizatimet etyde dhe bocete, me qindra vizatime që ai i ka bërë para se të bëjë veprat e mëdha. Në këtë ekspozitë do të shikojmë një Lulan në formën muzeale të tij, por kryesisht atë të ngjizjes, pra atë të boceteve dhe vizatimeve për të shkuar pastaj tek piktura më përfaqësuese e tij që është dimri, vjeshta dhe disa nga kompozimet. Kjo ndodh sepse ne duam padyshim që t’i lejojmë publikut ta zbulojë një vizatues gjenial siç është Ismail Lulani, por padyshim të mbajë dhe një dilemë brenda vetes apo ta zbulojë më pas pikturën e Ismail Lulanit,” thotë Haliti.
Gjithashtu, Haliti shprehet se është një nga ekspozitat më atraktive të 30 viteve të fundit sepse Lulani nuk arriti të ezaurohej. “U largua nga jeta në kulmin e karrierës së tij.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më datë 24 tetor.