Jeni duke kërkuar për një shtëpi për blerje/ qëra? Po përpiqeni të gjeni një punë që u përshtatet nevojave dhe profesionit tuaj? Apo po përpiqeni që të gjeni një staf të kualifikuar brenda pak kohësh?
Me mbi 8 milion njoftime të botuara në këto 20 vite që operon në tregun shqiptar, Gazeta Çelësi ofron gjithmonë një zgjidhje për çdo kërkesë tuajën!

Foto e shkëputur nga koncerti që Gazeta Çelësi organizoi me rastin e 20 vjetorit të saj!
Çdo dëshirë e juaj është përkthyer në një realitet falë 930 rubrikave të ndryshme për shitblerje, qera, punësim, kërkesa dhe oferta.
E pranishme në tregun vendas që në vitin 1998, gazeta feston këtë vit 20 vjetorin e saj. Përgjatë këtyre dy dekadave, Çelësi ka qenë vazhdimisht udhëheqësi në sigurimin e informacionit praktik në Shqipëri, një status që vazhdon ta mbajë denjësisht, falë punës së përkushtuar dhe dedikimit ndaj klientëve.
Ju keni mundësinë që të aksesoni në një informacion 360° nëpërmjet versionit shtyp të gazetës, portalit në web www.gazetacelesi.al dhe aplikacionit për smartphone.
Mos harroni… Kush njofton, gjen!