Gallery70, Toptani Shopping Center, 18 Nëntor – 9 Janar
Open Art Space, një ekspozitë e përvitshme dedikuar artistëve të rinj, hap dyert sot në orën 18:00. Veprat e artit do të shfaqen në ambientet e Gallery70, në katin e parë të Toptani Shopping Center.
Artistët aplikojnë përmes një thirrjeje të hapur dhe përzgjidhen nga një juri ndërkombëtare. Artistët e përzgjedhur këtë vit janë Adela Tufa, Inda Sela dhe Silvi Nasufi. Si kuratore e ekspozitës shërben Aliki Tsirliagkou.
“Veprat e Adela Tufës, Silvi Nasufit dhe Inda Selës krijojnë një rrëfim për peizazhet e ndërtuara dhe praninë njerëzore, e cila shpesh nënkuptohet sesa tregohet. Një koment për jetën bashkëkohore. Veprat e Adelës janë plot ngjyra të buta dhe na zbulojnë peizazhet e bukura verore, rrugët e fshatit dhe lulet. Veprat e Sindit janë të mahnitshme dhe kanë të bëjnë me peizazhet urbane dhe rurale […] Punimet e Indës janë në video. E para quhet ‘Përmbytje në shtëpinë time’ dhe një ‘përmbytje’ duket se po e përpin shtëpinë, e cila është në dialog të përsosur me veprat e dy artistëve të tjerë. Videoja e fundit “Pengesa” krijon një mbyllje apo piknisje të përkryer të rrëfimit të ekspozitës, pasi ka vetëm rrugën e ndaluar drejt natyrës dhe horizontit pa peizazh të ndërtuar (si në pjesën tjetër të veprave),” thotë kuratorja Tsirliagkou.
Ekspozita do të jetë hapur deri më 9 janar 2022, nga e enjtja në të dielë, 18:00 – 20-00.