Art & Kulturë

Arilena Ara performon albumin e ri në Sheshin Skëndërbej

Sheshi Skënderbej, 19 Nëntor, 19:00

Të premten e 19 nëntorit, Arilena Ara do të perfomojë dhe promovojë albumin e saj të ri “Pop Art” për publikun e kryeqytetit.  Koncerti do të mbahet në Sheshin Skënderbej, nis në orën 19:00 dhe do të jetë koncerti i parë recital për Arën.

Në këtë event do të ngjiten në skenë edhe artistët Gjon’s Tears, Noizy, Wendy dhe Cryjaxx duke e shndërruar koncertin e Arës në një formë festivali.

Hyrja do të jetë e lirë për publikun.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).