10 Mars – 6 Maj, Toptani Shopping Center
Më 10 mars, Gallery70 çel ekspozitën “The Garden of Muscles Queens” nga Shpëtim Kërçova. Seria e pikturave është realizuar gjatë vitit 2021 dhe paraqitet për herë të parë para publikut.
Genti Gjikola, kuratori i ekspozitës, thotë se “figurat e Kërçovës janë sensuale dhe seksuale, brutale dhe të cënueshme. Në disa piktura, shihen në grupe dyshe ose treshe, në një kopsht pa emër, në një lloj parajse personale, një palestër ajrore dhe tokësore, ku realizojnë ritualin e tyre sportiv dhe psikologjik, motivues dhe emocionues, të shkëputura nga realiteti, por jo nga identiteti.”
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 6 Maj.