17, 18, 19, 20, 21 dhe 22 Mars, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Më datat 17, 18, 19, 20, 21 dhe 22 Mars, në skenën e Teatrit Eksperimental do të ngjitet komedia “Dita më e bukur” me regji nga Ledio Topalli.
Natalia, personazhi kryesor i veprës, gjendet në maternitet pasi sapo ka lindur fëmijën e saj të tretë, i cili është një djalë. Për bashkëshortin e saj, Pierrin, kjo është dita më e bukur e jetës së tij sepse është bërë me djalë, pas dy vajzash. Ai fton Michelin, mikun e tij më e mirë, që ta prezantojë me djalin e tij, në maternitet. Por kjo vizitë nuk do të shkojë ashtu siç pritet…
Në role: Gentian Zenelaj, Jorida Meta, Klodian Hoxha, Adelina Muça dhe Sheila Haxhiraj