Art & Kulturë

Future Gigs/ Kampionati i parë për fëmijë në fushën e teknologjisë vjen në Shqipëri

Më 12 maj, për herë të parë në vendin tonë, do të vijë “Future Gigs”, kampionati i parë për fëmijë në fushën e teknologjisë, i cili do të implementohet tërësisht nga një grup simpatik profesionistësh të rinj, mësues të talentuar dhe studentë të arsimit profesional.

Një grup fëmijësh të moshës 10-14 vjeç, të cilët zotërojnë disa njohuri programimi, do të garojnë në sfida të ndryshme, ku aftësitë krijuese, analitike, kritike dhe të punës në grup, në një mjedis dinamik dhe antuziast, do t’i shndërrojnë të gjithë pjesëmarrësit në yjet e asaj dite.

Ky kampionat do të zhvillohet më 12 maj, ora 14:00 – 17:00 tek Tirana Business Park.

Image may contain: 2 people

Për më shumë:
Përse po nisim një Kampionat Teknologjik të Fëmijëve?

Programimi kompjuterik dhe teknikat e tij po bëhen një aktivitet popullor për fëmijët e teknologjisë së sotme. Edhe fëmijët që nuk dëshirojnë të bëhen profesionistë kompjuterikë kur rriten, po bëhen pjesë e grupeve të punës dhe kurseve që lidhen me teknologjinë.

Garat dhe sfidat janë mënyra të shkëlqyeshme për ti motivuar fëmijët edhe drejt këtyre aftësive teknologjike dhe dashurise e pasionit per profesionet.

Përmes këtij kampionati, AlbanianSkills synon tju ofrojë një platformë fëmijëve te moshave 10-14 vjeç dhe qe kane disa njohuri të programimit Pseudocode për të konkurruar dhe për të shfrytëzuar aftësitë e tyre të teknologjisë, kreative, kritike / analitike, të punës në grup, në një mjedis dinamik dhe entuziast.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).