Art & Kulturë

FTESË

FTESË

🔸Promovimi i librit të autores Ester Gjika “Film pas filmi, “unë e bija e…”, vajzës së regjisorit të madh Viktor Gjika. Libri ka në fokus kujtimet e së bijës nga sheshet e xhirimeve të filmave të paharruar të kinematografisë shqiptare, si sequel i kujtimeve të të atit në librin “Vit pas viti”, botim i Toenës.

🔸Premierë nga filmi i restauruar “Gjeneral Gramafoni”.

Pjesë nga libri:👇
“Nuk është e vërtetë që koha shëron plagët… nuk është e vërtetë që me kalimin e viteve dhimbja e humbjes së babait, atit tim të mirë e të ndershëm, dhe mamasë sime të bukur është fashitur apo është bërë më e lehtë… Nuk është e vërtetë që plaga që m’u hap në zemër kur ata u ndanë prej nesh është cikatrizuar… nuk është e vërtetë! I dua shumë dhe më mungojnë tmerrësisht!

Më ndodh shpesh të mbyll sytë dhe, me ndjesitë e zemrës, të përpiqem të dëgjoj edhe një herë atë: “Hë me xhan, ku je!”, të mbrujtur me një zë, atë zë që askush veç meje nuk e njeh, sepse ishte timbër i ndryshëm nga ai me të cilin e keni njohur ju, ishte timbri që i vinte natyrshëm vetëm kur fliste me mua.”

⏰20 prill, ora 19:00
📍Cineplexx, TEG.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).