Art & Kulturë

Fritland, sukses i një shqiptari në skenën belge

Një kohë të gjatë shitës i patateve të skuqura (simbol gastronomik i Belgjikës), Zenel Laci arrin të bëhet autor dhe aktor pasi t’i ketë këputur lidhjet me klanin familiar. Ai rrëfen në shfaqjen “ Fritland”.

Ora dhjetë e mëngjesit. Në qendër të Brukselit është pak herët për të ngrënë  patate të skuqura në biznesin e prindërve, ku Zeneli Laci ka punuar që nga mosha 14 deri 30 vjeçare.

Eshtë një pjesë e një jete të jashtëzakonshme që Zeneli na e shpalos mbi tavolinën prej druri, ne dyqanin Fritland, në këtë mbretëri të patateve të skuqura të Belgjikës, e cila ja ka tjetërsuar një pjesë të jetës, por që gjithashtu ka ushqyer njeriun e posaçërisht autorin dhe aktorin që është bërë sot.

Burg dhe muzë njëkohësisht Fritland, ja jep titullin shfaqjes të cilën e ka krijuar për teatrintë “ Poche “ të Brukselit.

Në katin e parë, ekipi i ditës është gati të hap dyert e dyqanit në orën njëmbëdhjetë. Në bodrum, Zeneli Laci na tregon nje mori thasësh me patate, të njëjtat patate që i qëronte që në moshën 12 vjeçe për prosperitetin e ndërmarrjes familjare. Dhe, nëse me njëfarë melankolie na shpie t’i vizitojmë hapsirat e lokalit, tani, krenar të na tregoj që edhe kryebashkiaku i qendrës së Brukselit, z.Phlippe Close ështe një ndër klientët. Një mbrëmje aty ka hasur edhe Eden Hazard (futbollisti belg me famë ndërkombëtare). Dyqani gjithashtu zgjon te Zeneli kujtime të dhimbshme.

Mediat belge shkruajnë për shfaqjen Fritland :

Me humor dhe prekës! –La Libre Belgique

Lemë aty një copë zemre! – Le soir

Kjo shfaqje të bën çmëndurisht mirë. Qeshim më shumë se njëherë, dalim nga aty të prekur dhe të lumtur!  – Françoise Nice

Zenel Laci të mbërthen që në çastet e para! – RTBF Culture

Një spektakël intim, i ndjeshëm dhe i çmuar! –Brussels isYours

I urojmë jetë të gjatë këtij krijimi të bukur!  –RTBF La Première

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).