Jetmir Idrizi, fotografi i njohur kosovar, ka fituar çmimin Gold në kategorinë People/LifeStyle në Tokyo International Photo Awards 2017.
Ka qenë vetë fotografi i cili e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, që e ka shoqëruar edhe me foton fituese.
“Për të realizuar projektin kam fotografuar kulturën Drag Queen në Rio de Janeiro, Carnaval, komuniteti LGBT në Rio dhe Sao Paulo”, është shprehur ai në këtë postim.
Projekti me të cilin Idrizi ka fituar quhet “TransBrasil”.