FOTO/ Thahet qyteti i famshëm ujor i Venecias

Disa prej kanaleve legjendarë të Venecias janë tharë, si pasojë e motit të çuditshëm me reshje të pakta dhe nga zbatica e madhe që shkaktoi “super hëna e përgjakur”.

Banorët janë detyruar që të parkojnë gondolat dhe varkat e tyre në tokën e tharë. Kjo është hera e tretë që një fenomen i tillë ndodh në këtë qytet, ku dy vite më parë u raportuan nivelet më të ulëta të ujit që Venecia ka pasur ndonjëherë (71 cm nën normalen).

Fotot e mëposhtme tregojnë mungesën e ujit në kanalet e qytetit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).