Art & Kulturë

FOTO/ Qerpikët e këtyre njerëzve kanë ngrirë nga i ftohti

Temperaturat në zonën e Yakuta në Siberi kanë zbritur deri në -50 gradë Celsius, duke bërë që të ngrijnë nga i ftohti edhe qerpikët.

Banorë të këtij qyteti kanë postuar në rrjetet e tyre sociale foto të pamjes së qerpikëve të ngrirë. Ndërkohë, ata nuk e kanë limituar veten nga temperaturat nën zero dhe vazhdojnë me rutinën e tyre të përditshme.

Në një video të postuar në Instagram, disa turistë shfaqen teksa futen në një lumë në këtë zonë, ndërkohë që ambienti përreth tyre është komplet i ngrirë.

https://www.instagram.com/p/BdwI70ynFt-/?taken-by=sakhamin

Temperaturat e ulëta në Siberi do të vazhdojnë edhe përgjatë javës, ku pritet që termometri të vazhdojë të jetë në -50 gradë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).