Art & Kulturë

Teatri i Metropolit Dhuron

Teatri Metropol & Food Bank Albania prezantojnë:

METROPOLI DHURON

Eja në Teatrin Metropol për të parë shfaqjen “Nata e dymbëdhjetë nga Uilliam Shekspir” dhe kontribuo për familjet në nevojë.
18, 19, 20, 21, 25, 26, 27, 28 Janar dhe 1, 2, 3, 4 Shkurt, ora 19:00.

Gjatë sezonit të festave, Tirana solidare dhuroi për njerëz dhe familje në nevojë, por cfarë ndodh tani që festat mbaruan?

Teatri Metropol në bashkëpunim me Food Bank Albania ju fton të kontribuojmë me një ndihmë modeste.  Për të gjithë ata që do të vijnë të ndjekin shfaqjen “Nata e dymbëdhjetë”, nga data 18 Janar deri në 4 Shkurt, Teatri Metropol ofron 40% zbritje në çmimin e biletës, nqs ju dhuroni një ose disa produkte ushqimore për familjet në nevojë.

Si mund të bëhesh pjesë ?

1. Kur të rezervoni biletën e teatrit në web, me telefon apo në biletari, mjafton të thoni “Unë do të dhuroj”.
2. Sill një ose disa nga produktet e shportës ushqimore të domosdoshme të përmendur më poshtë kur të vini në Teatër ditën e shfaqjes. Duke dorëzuar donacionin tuaj në “Koshin e Food Bank Albania”, ju do të përfitoni menjëherë 40 % zbritje në çmimin e biletës së teatrit, duke e paguar atë 300 lek ndryshe nga çmimi standart I biletës, 500 lek.

Stafi i Teatrit Metropol dhe Food Bank Albania ju mirëpresin në teatër për t’u argëtuar dhe dhuruar!


Uria është lloji më i vështirë i varfërisë dhe askush nuk e meriton atë.
Çdo ndihmë e vogel ka vlerë. Së bashku mund të bëjmë shumë! 

SHPORTA E USHQIMEVE TË DOMOSDOSHME: MIELL, ORIZ, THIERRZA, REÇEL, SHEQER, VAJ, QUMËSHT, KONSERVA TË NDRYSHME, BISKOTA, MARMALATË, KAFE, MAKARONA, FASULE, SALCË, ÇOKOKREM ETJ.

Festat mbaruan, por akoma shumë familje janë në nevojë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).