FOTO/ Nuk do ta besoni, por kështu dukeshin njerëzit në kohën e Mesjetës

Hayley Fisher, një artist mjeko-ligjor, ka rikrijuar pamjen e disa personave që kanë jetuar në vitet 600 në Skoci, duke u bazuar mbi skeletet e tyre, që janë gjendur në një varrezë afër fshatit Cramond në Edinburgh, Skoci.

Sipas raportit mjeko-ligjor, 4 skeletet besohen se kanë qenë pjestarë të së njëjtës familje, që kanë jetuar në kohët e Mesjetës në këtë zonë. Fytyrat e tyre janë rikrijuar në bazë të shenjave dhe karakteristikave që janë gjetur në eshtrat e tyre dhe mosha në të cilën ata kanë ndërruar jetë është relativisht e re.

a recreation of the face of a man with short hair and a scar on his forehead

Një mashkull i gjendur në këto varre, që mendohet të ketë qenë midis moshës 18-25 vjeç gjatë kohës së vdekjes. Ai kishte një prerje të thellë në kokë, që mund të jetë shkaktuar nga një sëpatë.

Kështu, në kafkat e dy meshkujve që janë zbuluar, (25-35 vjeç) janë gjetur shenja të vrarash dhe shenja në kokë, të cilat mund të jenë shkaktuar nga betejat e ndryshme.

a reconstructed face of a warrior with short hair and a scar on his forehead

Një mashkull rreth të 30-tave, mendohet të ketë pasur dëmtime të rënda në trup.

Ndërkohë, një prej femrave të zbuluara mendohet se mund të ketë vdekur si pasojë e një goditje të fortë në pjesën e djathtë të kokës, që ka lënë trurin e saj të ekspozuar, duke çuar edhe në vdekjen e saj. Shkencëtarët kanë zbuluar se vajza tjetër ka patur mungesë hekuri, por nuk është gjetur shkaku i vdekjes së saj.

a reconstrcuted artwork representing the face of a woman with long hair

Një prej femrave të gjetura, që mendohet se ka vdekur nga një përplasje në kokë. Mosha e vdekjes: 18-25 vjeçe

Fshati në të cilin janë zbuluar këto eshtra, Cramond, besohet se është banesa më e hershme në Skoci, që më pas është zëvendësuar me krijimin e qytetit të Edinburgh, pasi u pushtua nga fiset angles prej Gjermanisë.

a reconstructed face of a young woman with light brown hair and hazel eyes

Vuante nga mungesa e hekurit, mosha e vdekjes: 26-35 vjeçe

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).