Ndoshta një prej serialeve më të ndjekur dhe më të pëlqyer të të gjitha kohërave, “Dragon Ball” vazhdon që të ketë ende fansa kudo nëpër botë.
Së fundmi po prodhohet një tjetër film bazuar mbi këtë serial vizatimor, i 20-ti për nga produksionet e tilla. Por, si asnjëherë tjetër, ky film do të përfshijë edhe shumë personazhe të tjerë, që kanë munguar në filmat e mëparshëm.
Skenari i filmit të ri do të shkruhet nga Akira Toriyama dhe ai do të shfaqet në kinematë japoneze më 14 dhjetor të këtij viti.
Subjekti i filmit do të përqëndrohet mbi personazhet Saiyan, duke zbuluar origjinën e tyre dhe fuqitë mbinjerëzore. Filmi i fundit që i është dedikuar këtë seriali doli në vitin 2015 në Japoni.
