Art & Kulturë

FOTO/ Njihuni me burrin që jeton prej 22 vitesh brenda një kështjelle rëre

Marcio Mizael Matolias, një 44 vjeçar nga Brazili, është “mbreti” i plazhit të Rio de Janeiro.

Që prej 22 vitesh, ai jeton në një kështjellë rëre, të cilën e ndërton vet në një cep të plazhit, afër me detin. I apasionuar pas librave, golfit dhe detit, “shtëpia” e tij është vetëm 3 metra e gjerë dhe e mbushur plot me libra të ndryshëm.

Marcio duhet ta mirëmbajë kështjellën e tij nga rrezet e forta të diellit, duke e spërkatur atë vazhdimisht me ujë që mos të prishet. Gjatë ditëve me shi, ajo rrëzohet dhe 44 vjeçari është i detyruar të flejë në shtëpinë e ndonjë miku, për ta ndërtuar sërish nga e para kalanë kur moti është i mirë.

“Unë jam rritur në gjirin e Guanabara dhe kam jetuar gjithë jetën anës detit. Shumë persona paguajnë taksa të larta për të jetuar afër me oqeanin, ndërsa unë nuk paguaj asgjë dhe jetoj vetëm disa metra larg tij.”-, është shprehur Marcio për mediat e huaja.

Një nga vështirësitë që has ai janë mbrëmjet e nxehta, për arsye se rëra e mban shumë nxehtësinë e diellit dhe Marcio detyrohet që shumë herë të flejë jashtë kështjellës së tij. Megjithatë, ai shprehet se kalaja është shtëpia e tij dhe nuk do e ndërronte me asgjë tjetër.

Beqar dhe pa fëmijë, mbreti i plazhit siguron disa të ardhura nga turistët, të cilët i japin një përqindje të vogël kur i bëjnë foto kryevepres së tij prej rëre.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).