Shkencëtarët kanë gjetur një kek me fruta të paketuar në kuti që daton që prej 106 vitesh, në kepin “Adare” në Antarktidë.
Kjo ëmbëlsirë u gjet në një kasolle të krijuar në vitin 1899 dhe mendohet se ndodhet aty që prej vitit 1911, e cila është lënë nga pjestarët e ekspeditës britanike “Terra Nova”, nën udhëheqjen e Robert Falcon Scott.
Keku është prodhim i kompanisë “Huntly & Palmers” dhe ndonëse qeska që mbështjell ëmbëlsirën është e vjetëruar, ai është ruajtur në gjendje perfekte, si pasojë e temperaturave të ulta dhe klimës së thatë që ka ky kontinent.
Menaxherja e grupit të studiuesve që kanë gjetur këtë ëmbëlsirë, është shprehur se “Keku duket sikur sapo është blerë”, ndonëse ajo thekson se në momentin kur i afrohesh ëmbëlsirës menjëherë vë re erën e ndenjur të saj.