Përgjatë festivalit First Step Film në Tiranë, në kuadër të programit Youth Film Lab do të organizohet një punëtori për zhvillimin e skenarit të filmave të shkurtër, shkruan KultPlus. Kjo punëtori e cila do të mbahet gjatë datave 17-20 shtator, organizohet nga FSFF dhe European Short Pitch dhe do të udhëhiqet nga Wim Vakacner, drejtor i European Short Pitch.
“Nese je student i filmit, ose e ke përfunduar shkollën e filmit dhe ke një projekt për film të shkurtër, dhe të duhet ndihma e një eksperti për ta zhvilluar më tej skenarin tënd, atëherë apliko në YOUTH FILM LAB | SCRIPT DEVELOPMENT 2017. Aplikimi është i hapur dhe për kineastët e rinj shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia.” – thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Të interesuarit, mund të aplikojnë përmes email adresës [email protected] duke dërguar këto të dhëna: Një sinopsis i shkurtër, CV + Filmografia (nëse keni realizuar më parë një projekt) dhe skenari i plotë. Kjo punëtori është pa pagesë dhe organizohet për kineastët e rinj shqiptarë.