Filmi i Gentian Koçit, “Dita zë fill”, është në konkurrencë zyrtare në festivalin më të rëndësishëm të filmit për rajon, dhe në këtë festival do të ketë premierën botërore, shkruan KultPlus.
Skenari i Koçit pasqyron një dramë sociale që vjen prej ndarjes së thellë klasore që ka pësuar shoqëria shqiptare.
Filmi flet për përpjekjen e një nëne të re për të mbajtur me thonj një vend pune në një mjedis të pasurish të rinj. Në këtë treg projekti i ri i Koçit po ndjek rrugën e kërkimit të producentëve të huaj.