Art & Kulturë

‘Festivali MultiKulturor Berat’ edicioni i IV më 20 korrik

Berati, qyteti i një mbi një dritareve, këtë verë na jep një arsye më shumë për ta vizituar.

Është ‘Festivali MultiKulturor Berat’, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të IV-t. Artet pamore, sesionet e trashëgimisë kulturore dhe skena e ngritur në pedonalen e qytetit që do të presë shumë performance muzikore nga artistë vendas, të trevave e të rajonit, do t’i japin gjallëri Beratit në datat 20, 21 dhe 22 korrik.

Turizmi kulturor ka një rëndësi madhore në zhvillimin ekonomik të Beratit. Ndërkohë që numri i turistëve vjen në rritje nga viti në vit edhe numri i hoteleve dhe kapaciteti i tyre vjen po ashtu në rritje. Tradita artizanale, artistike e kulturore si trashëgimtare e denjë e një numri të stërmadh monumentesh, që tipizohen nga larmishmëria. Prani objektesh të cilat i përkasin kulturave shumë të ndryshme që kanë ndikuar në historinë e qytetit, nga lashtësia, tek Mesjeta Bizantine, te komplekset otomane dhe deri te rrënojat e lëna pas nga koha e komunizmit. Berati ruan gjurmët e kulturave dhe religjovene të ndryshme, objektet e të cilave gjenden fare pranë njëra-tjetrës, nga islami helvetizmi te kristianizmi apo te legjenda se aty është varrosur një profet hebre.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).