Nga cikli “Klasikët e kinemasë franceze”, sot më 29 mars, ora 18 :00 tek Qendra Ten do të shfaqet filmi “Ditë feste” nga Jacques Tati. Filmi i përket vitit 1949 dhe është i zhanrit komedi.
Për çfarë bën fjalë?
Disa artistë shëtitës vendosen në një fshat të qetë. Një nga argëtimet e tyre është një kinema e hapur ku postieri i fshatit zbulon një film dokumentar mbi kolegët e tij amerikanë. Atëherë, ai vendos të organizojë shpërndarjen e postës si një “amerikan”.
Në frëngjisht me titra në shqip – Organizuar nga: Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Qendra Ten, Instituti Francez.