Art & Kulturë

Çmimi marramendës me të cilin është shitur violina e Albert Ajnshtajn

Një anëtar i Orkestrës Simfonike të Harrisburgut në shtetin e Pensilvanisë, SHBA, i ka dhuruar Albert Ajnshtajnit pas mbërritjes së tij në Amerikë, një violinë në vlerën e 150 mijë dollarëve.

Më vonë, Albert ia dhuroi këtë violinë djalit të portierit në Universitetin Princeton ku ai studionte dhe kishte ngelur që prej atëherë në këtë familje si një trashëgimi.

Kështu, gjatë një ankandi në qytetin e New York, violina u shit për 516 mijë e 500 dollarë, rreth tre herë më shumë se çmimi fillestar. Fizikanti i famshëm njihej për dashurinë që ai kishte për violinën, të cilën kishte që prej moshës 6 vjeçare që e luante.

Kohët e fundit sendet që Ajnshtajn ka lënë pas, po shiten me çmime marramendëse në ankande të ndryshme përreth botës. Javën e kaluar një letër e shkruar nga ai, ku diskutonte mbi një nga teoritë e tij, është shitur në Jerusalem për më shumë se 100 mijë dollarë.

Ndërkohë, një person ka paguar 1.56 milion dollarë për një letër të Ajnshtajnit ku ai diskutonte mbi sekretin e lumturisë, e cila më parë ishte vlerësuar me 8 mijë dollarë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).