Dokumentari “Zois” që tregon mbi jetën e vështirë të piktorit shqiptar Zois Shuttle, do të prezantohet këtë vit në Queen’s World Film Festival.
Ai është prodhuar nga regjisori shqiptar Bujar Alimani dhe nga producentët Damian Pervizi dhe Dritan Haxhia, edituar nga Sabir Kanaqi, kurse muzika është kompozuar nga Fatrin Krajka dhe dubluar nga Elvis Ikonomi.
Në të trajtohet historia e piktorit Zois, i cili u arratis në kohën e komunizmit duke kaluar nëpër rrethimet elektrike, ku e ndiqnin nga pas plumbat e rojave kufitare. Pas arratisjes, ai filloi një rrugëtim të gjatë nga Evropa Lindore drejt SHBA-së.
Trailer:
https://www.youtube.com/watch?v=MLgCeabraqA