Art & Kulturë

Filmi shqiptar “Dita zë fill” do të shfaqet në Kosovë

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Dita zë fill”, me regji të Gentian Koçit që tashmë është i propozuar nga shteti shqiptar për çmimin Oscar, do të prezantohet edhe në Kosovë.

Drejtoresha e Kinemasë ABC, Miradije Vllahiu ka njoftuar se ky film do të shfaqet në ABC prej 7 dhjetorit në orën 20:00.

Filmi “Dita zë fill”, tashmë është edhe film i çmimeve, pasi aktorja e këtij filmi Ornela Kapetani ka fituar çmimin “Zemra e Sarajevës”, si aktorja më e mirë e festivalit, gjithashtu ky film ka fituar edhe çmimin ‘Golden Sun’, filmi më i mirë në Cinedays Fest of European Film.

Ky film flet për një nënë e cila bashkë me foshnjën e saj vendosin të jetojnë me një grua të vjetër dhe të sëmurë. Kompromiset morale që njerëzit duhet ti bëjnë kur ballafaqohen me sfida ekonomike dhe ato të mbijetesës, sipas Koçit, janë të pranishme dhe trajtohen në filmin shqiptar. Në film luajnë: Ornela Kapetani, Suzana Prifti, Hermes Kasimati, Adele Gjoka

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).