Art & Kulturë

Filmi horror Shqiptar “Bloodlands” do të shfaqet në Prishtinë

Filmi i parë shqiptar i zhanrit horror do të shfaqet më në fund në Prishtinë, në qytetin të cilin ia dha shtrigën këtij filmi, që është jetësuar nga aktorja Ilire Vinca.

“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj.

Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar.

Për këtë film që flitet shqip, ku me rolet e tyre luajnë aktorët: Suela Bako, Ilire Vinca, Gëzim Rudi, Emiljano Palali, Alesia Xhemalaj, do të flitet edhe në këtë festival, ku të pranishmit do të kenë rastin të dëgjojnë edhe rrëfimin e regjisorit, mbi realizimin e këtij projekti. Filmi deri më tani ka fituar katër çmime ndërkombëtare në festivale të ndryshme.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).