SAG Awards, ceremonia e ndarjes së çmimeve për produksionet më të mira kinematografike të 2017, u mbajt ditën e djeshme në Los Angeles, ku për herë të parë ishte prezantuese një femër, konkretisht aktorja Kristen Bell.
“Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” tregoi edhe njëherë se është një nga filmat më të pëlqyer të vitit 2017.
Ky film doli fitues në tre kategori, duke marrë çmimin e aktores më të mirë për Frances McDormand, çmimi i aktorit më të mirë në rol dytësor për aktorin Sam Rockwell dhe çmimin e performancës më të mirë.
Pas tij, ishin filmat “This is Us”, “Veep” dhe “Big Little Lies”, që shënuan fitore të konsiderueshme në këtë ceremoni çmimesh.
“Big Little Lies” fitoi çmimin e serialit më të mirë dhe çmimin për aktoren dhe aktorin më të mirë për rolet e luajtura nga Nicole Kidman dhe Alexander Skarsgard. Ndërkohë, “This is Us” fitoi çmimin e aktorit më të mirë në një serial dramë për Sterling K. Brown dhe kastin më të mirë për një serial dramë. “Veep” rrëmbeu çmimin e serialit më të mirë komedi dhe çmimin për komedianen më të mirë për aktoren Julia Louis- Dreyfus.

Nicole Kidman