Nga regjisorja Lorena Sopi, filmi “Përjetësisht Fëmijë” (Eternally Child), do të shfaqet në tri festivale të rëndësishme ndërkombëtare.
“Eternally Child” do të jetë pjesë e edicionit të 20-të jubilar në Spokane International Film Festival në SHBA nga datat 2-9 shkurt, më pas do të marri pjesë në Filmmaker International Film Festival që do të mbahet më 20-24 shkurt në Malaga të Spanjës dhe së fundmi, nga datat 3-9 mars, ai do të përfshihet në Festivalin e Filmit El – Sheikh, që do të zhvillohet në Kajro të Egjiptit.
Ky film e ka prezantuar Kosovën deri më tani në 36 festivale të ndryshme ndërkombëtare, duke fituar plot 8 çmime kinematografike.
Filmi “Përjetësisht Fëmijë” trajton raportin e rrënuar familjar mes babasë autoritar dhe fëmijës së mitur. Moni, një djalë dhjetë vjeçar, që jeton me të atin Xhemën në varfëri të madhe. Gjatë një dreke fatale, i ati Xhema vret aksidentalisht djalin e tij, Monin.
Gjatë gjithë jetës së tij, Xhema do të ndjejë peshën e mallkimit, duke bartur mbi vete fajin për atë që ka ndodhur. Në ditët e tij të fundit, në moshë të thyer, Xhema kthehet në shtëpinë ku ka ndodhur vrasja për të kërkuar falje nga djali i tij i vdekur, me shpresë se do të lirojë shpirtin nga pesha e fajit dhe do të pushojë i qetë në jetën e përtejme.
Në rolin kryesor luan aktori i njohur Xhevat Qorraj, kurse në rolin e fëmijës Miran Zymberaj. Në rolet e tjera vijnë Sheqerije Buqaj, Beslidhe Bytyqi, Kosovare Hoti, Joni Thimi, etj.
Çmimet e fituara:
Accolade Global Film Competition – La Jola, USA 2017 – Award of Merit
Wendy’s Short Film Festival – Austin, USA 2107 – Best Drama Short
Texas Short Film Festival – San Diego, USA 2017 – Best Foreign Short
Bangalore Short International Film Festival – Bangalore, India 2017 – Special Jury Prize
Gold Movie Awards – London, UK 2017 – Best Short Film
Hellfire Film Festival – Kent, UK – Best Short Film
Pink City International Film Festival – Jaipur, India – Best Director
Montecatini International Short Film Festival – Montecatini, Italy 2017- Special Prize